Një burrë që kishte zakon të më godiste në kokë me ombrellë

 

Ishte një burrë që kishte zakon të më godiste në kokë me ombrellë. Kanë kaluar plot pesë vjet që nga dita kur ai më godiste në kokë me ombrellën e tij. Në fillim unë nuk mund ta duroja, por tashmë unë jam mësuar me të.

Nuk ja di emrin. E di që ai është me një trup mesatar, vesh kostum ngjyrë gri, ka flokë që kanë filluar t‘i thinjen tek tëmthat dhe ka një fytyrë të zakonshme. Atë e takova pesë vjet më parë në një mëngjes tepër të nxehtë. Isha ulur në një stol nën hijen e një peme të Parkut Palermo duke lexuar një gazette, befas ndjeva se diçka preku kokën time. Ishte i njëjti njeri që vazhdonte të më godiste mekanikisht dhe pa ndonjë emocion me ombrellën e tij.

I ndodhur në një situate të tillë unë ktheva kokën me indinjatë por ai vazhdonte të më godiste me ombrellën e tij. E pyeta nëse ai ishte i çmendur, për habi ai dukej sikur nuk më dëgjonte. Pastaj unë e kërcënova atë duke i thënë se do të thërrisja policin. Pa u shqetësuar fare dhe i ftohtë si një kastravec, ai vazhdonte punën e tij. Mbas disa minutash pavendosmërie dhe duke menduar se ai s‘kishte ndërmend të ndryshonte qëndrimin e tij, unë u ngrita dhe e godita në hundë. Burri u rrëzua dhe lëshoi një rrënkim që mezi dëgjohej. Ai e mori veten menjëherë, u ngrit në këmbë me mundim, pa folur asnjë fjalë ai filloi të më godasë në kokë me ombrellën e tij. Në atë moment hunda i rridhte gjak dhe mua filloi të më vinte keq për të. Ndjehesha i penduar për ç‘far kisha bërë duke e goditur kaq shumë. Pastaj ky njeri nuk më kish goditur por vetëm më kishte rënë lehtë me ombrellën e tij, duke mos më shkatërruar asnjë dhimbje. Natyrisht ato goditje të lehta ishin shumë të bezdishme. Siç, e dimë të gjithë, kur një mizë qëndron në ballin tuaj ju nuk ndjeni ndonjë dhimbje por ndjeni vetëm bezdi. Pra, ajo ombrellë ishte si një mizë shumë stresuese që vazhdimisht qëndronte në ballin tim herë pas herë në intervale të caktuara.

I bindur se kisha të bëja me një të çmendur u përpoqa t‘ja mbathja. Por ai njeri më ndoqi duke vazhduar të më godiste pa më thënë asnjë fjalë. Kështu fillova të vrapoja (më duhet të vë në dukje se shumë pak njërëz vrapojnë me shpejtësi si unë vrapoj). Ai filloi të më ndjekë duke dashur të më godiste me grusht. Burri filloi të gulçonte aq shumë nga të vrapuarit, sa medova se nëse unë do të vazhdoja me të njëjtën shpejtësi, toruruesi im do të binte i vdekur në tokë pas pak kohe.

Kjo ishte edhe arsyeja pse unë e ngadalësova vrapin deri në ecje. E vështrova atë dhe konstatova se fytyra e tij nuk shprehte ndonjë shenjë falenderimi ose qortimi. Ai thjesht më godiste mua në kokë me ombrellën e tij. Mendova që të shkoja në rajonin e policisë dhe të rrëfeja: "Zotëri ky njeri është duke më goditur në kokë me ombrellën e tij". Do të ishte një rast i jashtëzakonshëm. Oficeri i policsë mund të më kishte parë me dyshim, mund të më kishte kërkuar dokumentat duke filluar të më bënte pyetje befasuese. Mundet që të isha edhe arrestuar.

Mendova se do të ishte më mirë të kthehesha në shtëpi. Mora autobuzin 67. Gjatë gjithë kohës ai ishte mbas meje duke më goditur me ombrellën e tij. U ula në sediljen e parë. Ai qëndronte pranë meje duke u mbajtur në hekurat me dorën e majtë. Në fillim pasagjerët shkëmbenin buzëqeshje të ndrojtura. Shoferi na shikonte nëpërmjet pasqyrës anësore. Ndalëngadalë udhëtimi u kthye në një të qeshur të madhe, një e qeshur e zhurmshme dhe pa fund. Isha skuqur nga turpi. Persekutori im pa u ndikuar fare nga e qeshura, vazhdonte të më godiste.

Unë zbrita, më mire të them, ne zbritëm në Pacifico Urë. Kaluam gjatë Santa Fe Avennue.Të gjithë na vështronin. Më vinte në mëndje t‘ju thoja atyre "Kë shikoni ju o idiotë?" ‘A nuk keni pare ndonjëherë një burrë që godet me ombrellë në kokë?". Ndoshta, ata nuk kishin pare me të vërtetë një spektakël të tillë. Pesë ose gjashtë fëmijë të vegjël na ndiqnin nga pas duke thirrur si manjakët.

Unë hartova një plan. Menjëherë sa arrita në shtëpi, u përpoqa që t‘i përplasja derën në fytyrë. Por kjo nuk funksionoi, ai sikur e lexoi mendimin tim, sepse e kapi fort dorezën edhe hyri në të njëjtën kohë me mua.

Që nga ajo ditë ai ka vazhduar të më godasë në kokë me ombrellën e tij. Unë mund të tregoj se ai kurrë nuk fjeti ose hëngri ndonjë gjë. I gjithë aktiviteti i tij konsistonte në goditjen që më bënte mua. Ai është me mua në çdo aktivitet, edhe në aktivitetet më intime. Më kujtohen në fillim, se goditjet më mbanin zgjuar gjatë gjithë natës por tani mendoj se është e pamundur të më zerë gjumi pa ato.

Dëshëroj të them se mardhëniet tona nuk kanë qënë gjithmonë të mira. Për të qënë korrekt, ai pa folur asnjëfjalë vazhdonte të më godiste në kokë me çadrën e tij. Shumë herë unë e kam goditur , gjuajtur me shkelma — Zoti më faltë për këto - e kam goditur edhe me ombrellë. Ai thjesht i pranonte këto goditje. Ai i pranonte ato sikur të ishin pjesë e detyrës tij.

Goditjet veçanërisht ishin aspekti më i çuditshëm i personalitetit të tij ku besimi i patundur ndaj detyrës dyzohej me mungesën e ligësisë. Shkurtimisht në atë kontekst ai ndërmerte një mision sekret për t‘ju përgjigjur autoriteteve më të larta.

Pavarësisht nga mungesa e nevojave psikologjike, unë e di se kur e godisja atë ai e ndjente dhimbjen. E di që ai ishte një qënie e dobët. E di që ai mund të vdiste. E di, gjithashtu se mund t‘a heq qafe me një plumb të vetëm. Por atë që unë nuk e di është fakti se do të ishte më mire që ai plumb të më vriste mua apo atë. Nuk e di edhe nëse ne të dy vdesim ai mund të vazhdoj të më godasë në kokë me ombrellen e tij. Në çfardo situate, ky arsyetim është pa kuptim, e di se unë nuk mund të vras as atë dhe as të vras vehten.

Për më tepër, unë kam arritur në konkluzion se unë nuk mund të jetoj pa këto goditje. Tani, më shumë se kurrë ndonjëherë më vjen shqetësimi. Një ankth po ma bren shpirtin, ankthi i mendimit se kur unë të kem më shumë nevojë për të ai do të largohet dhe unë nuk do t‘i ndjej ato goditje të ombrellës që më ndihmuan për të bërë një gjumë të shëndetshëm.

Albanés: traducción de Luljeta Buza